Tensione para ndeshjes PSG-Atalanta, tifozët përleshen në Paris – 19 të arrestuar

by informim peje

Nëntëmbëdhjetë tifozë të skuadrës italiane Atalanta janë arrestuar në Paris pas përleshjeve që shpërthyen të martën në mbrëmje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve nga radiostacioni francez Europe 1, incidentet ndodhën pranë Qendrës Pompidou dhe zonës Les Halles, ku grupe ultrasish të Atalantës dhe PSG-së u përleshën në rrugën Rue des Lombards. Disa persona, të veshur me maska, thuhet se nisën provokimet dhe shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në pronë.

banner

Njësitë e Drejtorisë së Rendit Publik dhe Trafikut (DOPC) ndërhynë në vendngjarje, duke arrestuar 19 persona, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta dhe mjete të tjera të rrezikshme.

Në një reagim zyrtar, klubi francez PSG theksoi se individët e përfshirë në përleshje që pretendojnë se janë tifozë të klubit janë përjashtuar prej kohësh nga stadiumi Parc des Princes dhe nuk janë pjesë e Collectif Ultras Paris (CUP) – grupi i vetëm ultras i njohur zyrtarisht nga klubi.

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes që pritet të zhvillohet sonte në mbrëmje, për të shmangur incidente të tjera mes tifozërive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy