Williams: Presidenti Rugova më kërkoi të përgatisja një projekt-kushtetutë për Kosovën, të cilën unë e bëra

by Nexhat

Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams në dëshminë e tij në Hagë tha se kishte punuar për Kosovën edhe pas luftës, derisa u shpreh se një gjë të tillë e ka bërë edhe pas Rambujesë.

Ai gjithashtu tregoi edhe se si ka punuar dhe në lidhje me çka ka dhënë këshilla asokohe për Qeverinë e përkoshme të Kosovës.

banner

“Dino Hasani u identifikua si përfaqësues i Qeverisë së përkohshme në Shtetet e Bashkuara, kështu që jam takuar disa herë me Dinon për të biseduar në lidhje me mënyrën se si mund ta kryente ai këtë rol në komunitetin e vet, si do të angazhohej në aktivitetet e tjera që lidheshin me Qeverinë e përkohshme të Kosovës, por që do të zhvilloheshin në Washington”.

“Gjatë kësaj periudhe jam angazhuar me statusin përfundimtar të negociatave, nuk po flasim vetëm për Qeverinë e përkohshme, por përgjithësisht për shqiptarët e Kosovës, unë kam punuar me të gjitha palët kuptohet, për Kushtetutën, për Pavarësinë dhe kështu me radhë”, u shpreh ai.

Williams tha gjithashtu se presidenti Ibrahim Rugova i kishte kërkuar ta përgatiste një projekt-kushtetutë për Kosovën dhe u shpreh se ai e kishte bërë një gjë të tillë.

“Presidenti Rugova më kërkoi të përgatisja një projekt-kushtetutë për Kosovën, të cilën unë e bëra”, tha ai.

Juristi foli edhe për kohën e pasluftës në Kosovë, duke thënë se me përjashtim të një kryeministri [pa përmendur emrin], ka punuar me të gjithë kryeministrat dhe presidentët e vendit.

“Pas luftës në Kosovë jam takuar dhe kam punuar me përjashtim të një kryeministri, të gjithë kryeministrat e tjerë të Kosovës dhe me të gjithë presidentët e Kosovës”, u shpreh tutje ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy