Po, është e vërtetë që në pjesën e parë të ditës djegim më shumë kalori, por metabolizmi është shumë më kompleks sesa thjesht një “motor kalorish”. Ajo çfarë hamë për mëngjes ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e oreksit gjatë gjithë ditës.
Një studim ka treguar se ushqimet e pasura me sheqer të përpunuar, si ëmbëlsirat, brioshët apo drithërat e zakonshëm të paketuar (si corn flakes), shkaktojnë një rritje të shpejtë të sheqerit në gjak. Trupi reagon me një “valë” të insulinës për ta balancuar këtë nivel – dhe kjo çon më pas në një rënie të ndjeshme të glukozës, duke aktivizuar sërish ndjenjën e urisë.
Pra, nëse mëngjesi juaj përfshin: Biskota të ëmbla; Briosh me çokollatë apo krem; Kos me fruta të përpunuar; Drithëra komerciale me shumë sheqer
…atëherë gjasat janë që do të ndiheni të uritur shumë shpejt pas ngrënies dhe do të konsumoni më shumë ushqim gjatë ditës.
Çfarë të zgjidhni në vend të tyre?
Për një mëngjes që ju mban të ngopur dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak, preferoni: Tërshërë, Vezë, Perime; Fruta të freskëta; Kosi natyral (pa sheqer të shtuar); Farëra dhe arra
Mëngjesi ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si funksionon truri juaj dhe trupi juaj gjatë gjithë ditës. Kujdesuni të nisni ditën me ushqime që ushqejnë, jo vetëm që shijojnë.