Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Në vend që ta përurojë ndonjë projekt, vjen çdo katër vjet vetëm për vota në Lipjan

by Nexhat

Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se kandidatët për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti nga LDK-ja dhe Shukri Buja nga PDK-ja, “vec marrin dhe s’jepin”.

Këtë deklaratë e ka komentuar vetë Imri Ahmeti, kryetar aktual i Lipjanit dhe kandidat i LDK-së për mandatin e ri.

banner

Ai e konsideroi një populizëm tipik.

“Është populizëm tipik. Është tendencë me shmang vëmendjen e qytetarëve nga problemet aktuale dhe me u marrë populizma të tillë. Në fakt në vend të që vije ta përurojë ndonjë projekt, vjen çdo katër vjet vetëm për vota. Ne e kemi mbështet formimin e byrosë si LDK. Dhe pajtohemi për verifikimin për çfarëdo lloj politikani që është pasuruar. Dhe unë e mbështes këtë ide. Por të luash me këtë para publikut për vota është temë tjetër”, ka thënë Ahmeti në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy