Haziri: Dëshmia e James Rubin solli kthesë të madhe në rastin Thaçi – procesi ka tejkaluar çdo afat të arsyeshëm

by informim peje

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Lutfi Haziri ka deklaruar se dëshmia e James Rubin ka sjellë një kthesë të madhe në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, ky proces ka kaluar çdo afat të arsyeshëm kohor, ndërsa gjykimi po zhvillohet më shumë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si organizatë, dhe jo ndaj individëve të caktuar.

banner

“James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe. Mbrojtja e Kosovës në këtë rast po përballet me 400 dëshmitarë që prokuroria i ka paraqitur deri tani. Këto dhoma të specializuara kanë marrë pesë vite kohë. Ka kaluar shumë gjatë. Është një mekanizëm drejtësie që ka humbur besimin. Po gjykohet UÇK-ja dhe jo individë të saj. Këto muajt e fundit, mbrojtja dhe Dhomat e Specializuara duhet të tregojnë pastërtinë e UÇK-së. Lufta ka qenë e pastër, por nga ana tjetër, unë pres edhe drejtësi,” është shprehur Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy