Historia e orëve të Mozzikut ndez rrjetin, Noizy tallet me të

by jonzefaj

Mozzik është bërë pjesë e një episodi që ka ngjallur shumë reagime në publik, pasi në doganë iu gjetën dy orë luksoze, një Richard Mille dhe një Rolex.

Vlera e tyre e lartë ka ngritur dyshime për origjinën, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Nga ana e doganës është theksuar se kontrolle të tilla mbi mallrat e luksit janë procedura të zakonshme dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë masë ndalimi formal. Avokati i Mozzik gjithashtu konfirmoi se situata nuk ka lidhje me arrestim, por me një verifikim rutinë.

banner

Mirepo, Noizy ndezi më shumë debat, duke publikuar një story ku shpërndante një faqe me replika orësh nga Kina dhe duke shtuar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje. Një mesazh që u interpretua si thumb i drejtpërdrejtë ndaj Mozzik.

Kujtojmë që Mozzik dhe Noizy dikur kishin bashkëpunuar në një projekt muzikor të suksesshëm, i cili më pas u fshi nga platformat pas prishjes së marrëdhënieve mes tyre. Sot, ironia publike e Noizy-t shihet si një vazhdim i konfliktit të vjetër mes dy reperëve, ndërsa për publikun është e vështirë të besojë se Mozzik posedon orë me vlerë që shkojnë mbi 1.3 milion dollarë.

A do ti pergjigjet Mozzik?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy