Jahaj: Në zgjedhjet lokale nuk e di pse voton diaspora, aty votohet për rrugë e kanalizime

by Nexhat

Analisti Kastriot Jahaj ka folur për rolin e votës së diasporës në zgjedhjet lokale, duke thënë se deri vonë ndikimi i saj është konsideruar i vogël, por tani pritet që në disa komuna të ketë efekt të dukshëm.

Jahaj ngriti gjithashtu dilemën lidhur me ndikimin të diasporës në zgjedhjet lokale, duke theksuar se megjithëse është e natyrshme që ata kanë prona dhe shtëpi në Kosovë, mbetet diskutabile nëse është e rregullt që me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen lokale të një komune.

banner

“Ndikimin deri vonë e kam parë të vogël. Mirëpo tash mendoj që në disa komuna ka me pas ndikim vota e diasporës. Sidomos, prapë po them është një problem me votat e diasporës se pothuajse se gjysma shpallen të pavlefshme.  Mirëpo, a është në rregull, krejt jemi okej që diaspora kanë prona e shtëpi në Kosovë, mirëpo a është në rregull që edhe në zgjedhje lokale me pas kësi ndikimi që ta ndërrojnë qeverisjen e një komune të caktuar. Për zgjedhje lokale ata që kanë dy shtetësi, është krejt në rregull të votojnë në Kosovë. Mirëpo për zgjedhje lokale nuk e di pse diaspora voton në Kosovë. Ku votohet thjesht për rrugë, kanalizime, ujë, për qendra kulturore…

Në rastet kur ndikimi është kaq i madh duhet me u shiku pjesëmarrja e diaspora në zgjedhje lokale”, ka thënë Jahaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy