José Mourinho rikthehet te Benfica: kalendari në Champions League

by engel

José Mourinho është emëruar trajner i ri i Benficës, duke u rikthyer në klub pas 25 vitesh. Portugali kishte drejtuar për herë të parë skuadrën e Lisbonës në vitin 2000, në nisje të karrierës së tij si trajner.

Benfica do të ketë një rrugëtim të vështirë në Champions League, ku do të përballet me disa prej klubeve më të rëndësishme të kontinentit, përfshirë ish-skuadrat e Mourinhos si Chelsea dhe Real Madrid, si dhe dy ekipe italiane.

banner

Kalendari i Benficës në fazën e parë të Champions League:

30 shtator – Chelsea – Benfica (Londër)
21 tetor – Newcastle – Benfica (Newcastle)
5 nëntor – Benfica – Bayer Leverkusen (Lisbonë)
25 nëntor – Ajax – Benfica (Amsterdam)
10 dhjetor – Benfica – Napoli (Lisbonë)
21 janar – Juventus – Benfica (Torino)

Ky kalendar e vendos Benficën dhe Mourinhon përballë disa kundërshtarëve të fortë, duke e bërë fazën e parë të garës një test të rëndësishëm për klubin portugez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy