Mbështetje pa njohje: Lëvizja e kujdesshme e Italisë për Palestinën

by informim peje

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, njoftoi sot se Italia do të bashkohet më 22 shtator në Nju Jork me një deklaratë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila synon krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe përfundimin e armiqësive në rajon.

Megjithatë, Tajani sqaroi se kjo mbështetje nuk do të thotë njohje të menjëhershme të Palestinës si shtet.

banner

“Njohja e një shteti pa u krijuar kushtet për lindjen e tij nuk do të ketë efekt tjetër përveçse do të shtyjë tutje paqen,” deklaroi ai në Parlamentin italian.

Ky qëndrim tregon një ndryshim të kujdesshëm në politikën e jashtme të Romës, që, ndryshe nga disa vende që kanë njohur Palestinën në mënyrë të njëanshme, mbështet fuqimisht krijimin e shtetit palestinez brenda kornizave të OKB-së dhe kërkon një përfshirje më aktive në nismat ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy