Pejë – Përfundojnë asfaltimet në disa lagje të qytetit

by engel

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Punë Komunale në Komunën e Pejës ka njoftuar për përfundimin e asfaltimit të disa rrugëve në qytet.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, z. Nikçi, punimet janë realizuar në lagjet “2 Korriku”, “Karagaqi”, “Bukuresht Mahallë” si dhe në qendër të qytetit. Ai bëri të ditur se këto punime janë pjesë e projektit të gjerë për asfaltimin e të gjitha rrugëve të Pejës, i cili kap vlerën prej rreth 2 milion euro.

banner

“Me përfundimin e këtyre rrugëve, kemi realizuar një pjesë të rëndësishme të projektit. Aktualisht, në disa lagje të tjera po kryhen punime në kanalizim dhe ujësjellës, pas të cilave do të vazhdojmë edhe me asfaltimin”, u shpreh Nikçi.

Deri më tani, për asfaltimin e rrugëve në lagjet e përmendura janë shpenzuar rreth 250 mijë euro, të gjitha të mbuluara nga buxheti i Komunës së Pejës.

Ky projekt pritet të përmirësojë dukshëm infrastrukturën rrugore të qytetit dhe të lehtësojë qarkullimin e banorëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy