Rashford shtang Newcastle-n, fitojnë edhe City, Eintracht dhe Sporting

by Nexhat

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar në udhëtim ndaj Newcastle United me rezultat 2–1, sfidë kjo e luajtur të enjten mbrëma.

Sfida mes këtyre dy skuadrave, prodhoi emocione dhe raste nga të dyja skuadrat, por njeriu i mbrëmjes ishte Marcus Rashford, i cili realizoi dygolësh në minutat 58 dhe 67 për katalanasit. Golin e vetëm për anglezët e shënoi Gordon në minutën e 90-të.

banner

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Manchester City, që para tifozëve të vet mposhti Napolin 2–0. Haaland në minutën e 56 dhe Doku në të 65-tën vulosën suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës, ndërsa napolitanët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Lorenzos në minutën e 21.

Në ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt deklasoi Galatasaray-n me rezultat të thellë 5–1, ndërsa Sporting CP triumfoi bindshëm 4–1 ndaj Kairat Almaty

.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy