Presidenti amerikan Donald Trump ka ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë, teksa fliste për rolin e tij në përfundimin e konflikteve të armatosura në botë, përfshirë atë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Duke përmendur konfliktin e gjatë për Nagorno-Karabakun, Trump deklaroi se “e zgjidhi” çështjen përmes angazhimit të të dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë, ku ata nënshkruan një marrëveshje për paqe.
Por gjatë fjalimit të tij, ai iu referua Armenisë si “Shqipëria”, ndërsa e quajti përsëri Azerbajxhanin “Aberbajxhan”.
Kjo është hera e tretë në javët e fundit që Trump bën një ngatërrim të ngjashëm gjeografik, duke ngjallur reagime në rrjetet sociale dhe media ndërkombëtare.