Zabaleta: Nëse Shqipëria shkon në Botëror, do të na bëjnë statujë në Tiranë

by Nexhat

Ndihmës-trajneri i kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka folur për “Flashscore”, ku ka treguar emocionet dhe sfidat që përjeton skuadra kuqezi në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Shqipëria aktualisht renditet e dyta në grup, shtatë pikë pas Anglisë dhe një pikë përpara Serbisë.

banner

Përballja e radhës do të zhvillohet pikërisht në fushën e rivalëve ballkanikë, një duel që për Zabaletën kërkon përgatitje dhe kujdes të madh.

“Është një sfidë që duhet të merret me kujdesin e duhur, sepse në vitin 2016 pati probleme. Është një ndeshje që mbart shumë rreziqe sociale, por ne duam të shkojmë në Kupën e Botës,” tha ai.

Argjentinasi u ndal edhe te rëndësia historike që do të kishte një kualifikim i Shqipërisë në Botëror.

“Çfarë do të ndodhte nëse një komb me më pak se tre milionë banorë do të arrinte në Kupën e Botës? Do të na bënin një statujë në Tiranë!”

Deklarata e Zabaletës vjen në një moment vendimtar për kuqezinjtë, të cilët shohin ëndrrën e madhe të Botërorit më pranë se kurrë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy