Zëvendëskryetarja e Leposaviqit arrestohet pas një përleshjeje në komunë – dyshohet se sulmoi një grua

by informim peje

Një incident është raportuar të ketë ndodhur paraditen e së mërkurës në objektin e Komunës së Leposaviqit, ku zëvendëskryetarja e komunës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, e cila kishte shkuar për të kërkuar vendimin mbi largimin e saj nga puna.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

banner

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare – zëvendëskryetare e komunës, pasi që dyshohet se në objektin e komunës ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e cila kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna,” thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit të palëve të përfshira, zëvendëskryetarja është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Komuna e Leposaviqit lidhur me incidentin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy