Nëse ndiheni të lodhur, nuk pushoni sa duhet apo jeni të prirur të ftoheni shpesh, është koha të provoni kombinimin e njohur si “Eliksiri i Jetës”.
Në shumë vende të botës, përzierja e mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet një formulë natyrale e shëndetit dhe gjallërisë. Të dyja këto përbërës janë të pasura me vlera ushqimore dhe përdoren prej shekujsh si suplementë natyralë për forcimin e organizmit.
Mjalti njihet si një ëmbëlsues natyral me veti antibakteriale dhe antioksiduese, ndërsa Aloe Vera është një bimë që përmban fitoushqyes të fuqishëm dhe vitamina të dobishme për trupin.
Pse ta përdorni këtë kombinim?
Përmirëson imunitetin
Rrit nivelin e energjisë
Ndihmon në përballimin e stresit dhe lodhjes
Mbështet funksionet metabolike
Ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme dhe elastike
Organizmi ka nevojë për lëngje të shëndetshme dhe të pasura me përbërës aktivë. Përveç ujit, një gotë me lëng Aloe Vera dhe mjaltë mund të jetë një alternativë e shkëlqyer për të pasuruar ushqimin tuaj të përditshëm.
Pak kalori, shumë përfitime
Lëngu i Aloe Verës me mjaltë ka pak kalori dhe më pak sheqer krahasuar me lëngjet e frutave.
Një gotë (250 ml) përmban vetëm 60 kalori, ndërkohë që lëngu i mollës dhe ai i portokallit përmbajnë mbi 110 kalori për të njëjtin sasi.
Në këtë sasi përfshihen rreth 30% e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, një antioksidant kyç që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira.
Përfitime të tjera nga Aloe Vera:
Përmban barbaloinë, një substancë me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak, duke e bërë të dobishme për personat me diabet.
Mbështet shëndetin e tretjes dhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit.
Si ta përgatisni “Eliksirin e Jetës” në shtëpi:
Përbërësit:
1 filxhan xhel Aloe Vera (i freskët ose i përgatitur)
1 filxhan mjaltë natyral
Përgatitja: Vendosni përbërësit në një mikser. Përziejini derisa të formohet një masë homogjene dhe e butë.
Ruajeni në një enë të pastër në frigorifer dhe konsumoni një lugë në mëngjes, esëll, ose përziejeni me pak ujë të vakët për një pije të lehtë.
Ky eliksir i thjeshtë, por i fuqishëm, mund të bëhet një pjesë e përditshme e rutinës tuaj për mirëqenie dhe energji natyrale.