Eriksen para debutimit në Gjermani: Nuk e kam menduar mbylljen e karrierës

by Nexhat

Christian Eriksen ka mohuar zërat se gjatë verës kishte menduar ta përfundonte karrierën e tij.

Pas disa muajsh pa klub, ai më 10 shtator ka nënshkruar kontratë me Wolfsburg dhe tashmë është gati për debutim në futbollin gjerman.

banner

“Nuk kam menduar kurrë të përfundoj karrierën. Kam ende shumë futboll për të luajtur. E dua lojën dhe aventura ime nuk është aspak drejt fundit”, ka thënë Eriksen.

Gjatë kohës pa klub, danezi është stërvitur me MalmoFF, por ka theksuar se kjo ka ndodhur vetëm për të qëndruar në formë. 

Eriksen ka luajtur për disa nga klubet më të njohura evropiane, përfshirë Ajax, Tottenham Hotspur, Inter, Brentford dhe Manchester United. Përveç karrierës në klube, ai është edhe një pjesë e rëndësishme e kombëtares së Danimarkës që nga viti 2010.

Eriksen pritet të bëjë debutimin e tij me Wolfsburg të dielën mbrëma, në sfidën e vështirë kundër Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy