Erling Haaland, më i fortë se kurrë: Guardiola dhe Neville e cilësojnë si sulmuesin më të mirë në botë

by engel

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se Erling Haaland po zhvillon futbollin më të mirë të karrierës së tij, duke theksuar se norvegjezi është “më i mirë se në sezonin e tripletës”.

Haaland bëri histori që në vitin e parë me City-n, duke fituar Premier League, FA Cup dhe Champions League, ndërsa shënoi plot 52 gola në të gjitha kompeticionet – një rekord i paparë në futbollin anglez. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League-s, si dhe fitoi të gjitha çmimet individuale të mundshme.

banner

Edhe pse kampionët në fuqi nuk e kanë nisur sezonin me ritmin e vitit të kaluar, Haaland ka qenë vendimtar që në start: pesë gola në katër ndeshjet e para të Premier League-s dhe një tjetër në Champions League. Në derbin kundër Manchester United, sulmuesi 25-vjeçar shkëlqeu me dopietën e tij, duke marrë vlerësimet maksimale nga Guardiola.

“Erling ka qenë i jashtëzakonshëm. Këtë sezon është më i mirë se kurrë. Shumë dinamik, shumë i përfshirë në lojë. Ne duam gola prej tij, por edhe ndihmë në çdo aspekt të lojës,” u shpreh Guardiola.

Në të njëjtën linjë është edhe ish-mbrojtësi i United, Gary Neville, i cili e cilësoi Haaland-in si sulmuesin më të mirë qendror në botë:
“Unë nuk e ndryshoj mendimin tim. Ai është sulmuesi më i mirë në botë. Shënon pa pushim, por mendoj se ende mund të japë më shumë: të mbajë topin, të fitojë dyluftime, të ndihmojë në mbrojtje. Potenciali i tij është i frikshëm,” tha Neville.

Norvegjezi vazhdon të thyejë rekorde edhe në arenën evropiane. Goli i tij kundër Napolit në fitoren 2-0 e bëri lojtarin më të shpejtë që arrin kuotën e 50 golave në Champions League. Guardiola është i bindur se Haaland mund të thyejë edhe rekordin e Cristiano Ronaldos me 141 gola në këtë kompeticion:
“Nëse mbetet i shëndetshëm, pa dyshim që mund ta arrijë. Ai është në nivelin e Van Nistelrooy, Lewandowskit, Cristiano-s dhe Messit. Të kesh Haaland në ekip është një privilegj i madh,” tha tekniku katalanas.

Manchester City përballet këtë të dielë me Arsenalin në “Emirates”, një ndeshje që pritet të jetë test i vërtetë për skuadrën e Guardiolës. Megjithatë, me një Haaland në superformë, kampionët duken të gatshëm për çdo sfidë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy