Imri Ahmeti: Smallusha e mobilizuar si kurrë më parë me përkrahje masive – Faleminderit për mbështetjen e palëkundur

by Nexhat

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër nga radhët e LDK-së,  ka njoftuar se ka zhvilluar takim me banorët e Smallushës, i cili, ka thënë Ahmeti, është një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë.

Kandidati i LDK-së edhe për një mandat tjetër në krye të Lipjanit, ka shtuar se përkrahja masive nga këta banorë, është dëshmia më e qartë se programi i tyre është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

banner

Postimi:

Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë, me përkrahje masive dhe energji të jashtëzakonshme në mbështetje të programit tonë me punë.

Kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin!

#LDK113

Fitore!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy