Sot shënohet 26-vjetori i themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), një strukturë që u krijua pas marrëveshjeve të Kumanovës dhe Rambujesë, si rezultat i transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
TMK-ja, e udhëhequr nga Gjeneral-lejtnant Agim Çeku, kishte mandat për të vepruar në raste të fatkeqësive natyrore, për pastrimin e minave dhe ndihmën në rindërtimin e vendit pas luftës.
Në vitin 2007, me Planin e Ahtisaarit, u parashikua shpërbërja e TMK-së dhe krijimi i një strukture të re sigurie për Kosovën:
“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumëetnike për sigurinë e Kosovës. Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërndahen një vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje,” thuhet në dokumentin e Ahtisaarit.
Më 21 janar 2009 u themelua zyrtarisht Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa shtatë vite më parë, ajo u shndërrua në Ushtrinë e Kosovës, duke kaluar në një fazë të re zhvillimi dhe profesionalizimi të mbrojtjes së vendit.

