Kristjan Asllani tregon arsyen pse zgjodhi Torinon

by Nexhat

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka treguar se vendimi për t’u transferuar te Torino nuk ka qenë i vështirë, pavarësisht interesimit nga klube të tjera.

“Në Torino gjeta një projekt që më përshtatet dhe ndjeva besimin e të gjithëve. Për këtë arsye zgjedhja ishte e lehtë, megjithëse ditët e fundit të afatit kalimtar të verës ishin disi stresuese”, u shpreh 23-vjeçari.

banner

Asllani shtoi se përvoja te Interi i ka vlejtur shumë në karrierë.

“Te Empoli fitova titullin me ekipin e të rinjve, më pas erdhi telefonata e Interit – diçka unike për mua si tifoz zikaltër. Në Milano fituam titullin dhe vendosëm yllin e dytë, një moment magjik. Tani dua që te Torino të jem një shembull, ashtu siç ishin Çalhanoglu e Barella për mua”, ka theksuar reprezentuesi i Shqipërisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy