Real Madrid ka vendosur të bojkotojë edhe këtë vit ceremoninë e “Topit të Artë”, që do të mbahet më 22 shtator në Paris.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi Kylian Mbappe ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, duke theksuar se ky çmim duhet të lidhet me trofetë e fituar.
“Për të fituar ‘Topin e Artë’ duhet që së pari të fitosh tituj. Këtë vit do të bëj gjithçka për të ndihmuar Real Madridin të fitojë trofe, e më pas do të shohim nëse do të jem kandidat për këtë çmim”, u shpreh Mbappé.
Sulmuesi francez shtoi se do të ndihej i lumtur nëse këtë vit çmimi do të shkonte te një bashkëkombës i tij.
“Do të isha i lumtur nëse do të vlerësohej Ousmane Dembele. Ai është shoku im dhe do ta pres me emocion para televizorit”, ka theksuar Mbappe