Mourinho flet si trajner i Benfica-s, ‘thumbon’ Fenerbahçen

by Nexhat

Rikthimi i Jose Mourinho-s në Portugali ka tërhequr vëmendjen e mediave, jo vetëm për faktin që ai është kthyer te Benfica, por edhe për deklaratat e forta që ka dhënë në prezantimin e tij.

Trajneri portugez theksoi se rikthimi te klubi nga Lisbona është diçka “e natyrshme”, duke nënvizuar dallimet e mëdha me periudhën e kaluar në Turqi, ku drejtoi Fenerbahçen.

banner

“Me rikthimin tim te Benfica them se rikthehem në një klub që është në nivelin tim, ndërsa te Fenerbahçe nuk mund të them të njëjtën gjë si në aspektin kulturor edhe në atë futbollistik”, u shpreh Mourinho.

Deklarata e tij ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, pasi shihet si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj klubit turk

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy