“PD duhet të hapet me prurje të reja, garë reale dhe meritokraci”, Gazment Bardhi: Nëse nuk humbim kohë me beteja të brendshme, fitojmë zgjedhjet

by Nexhat

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” e konsideroi nevojën e hapjes së PD ndaj prurjeve të reja, shoqëria civile, si nevojë e domosdoshme për rinovimin e saj.

Bardhi tha se PD që sot është 12 vjet në opozitë, cilido nga demokratët i angazhuar në pozicione, do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja

banner

“Unë besoj që  me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Gazment Bardhi: Sigurisht që secili prej nesh ështe i hapur për kritika e propozime, dhe jam i bindur që secili e thotë në të mirë të PD. Nevoja për rinovim, elemente të rinj nga shoqeria civile që kanë ngritur kauza të rëndësishme është hap pozitiv përpara.

Reflektoj se cfarë do bëjmë secili prej nesh për të pasur një rinovim të përditshëm dhe këtu nuk flas për ndarje pozicionesh, por për nevojën për të patur garë reale në PD, meritokraci, prurje të reja herë pas here dhe për t’i angazhuar në përgjegjësi të caktuara. Unë nuk kam një post të rëndësishëm, por një përgjegjësi të madhe që do të duhet ta përmbush me sukses dhe sot që PD është 12 vjet në opozitë cilido i angazhuar në pozicione do të duhet të jetë i hapur ndaj prurjeve të reja.

Unë besoj që  me zgjedhje të lira e të ndershme e PD që nuk humb kohë sic humbëm 4 vjet më parë me betejat brenda vetes dhe ekipin dhe alternativën e duhur, padyshim që PD i fiton zgjedhjet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy