Selmanaj i LDK-së premton mbrojtje të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore në Prizren

by informim peje

Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, premton se do të mbrojë dhe ruaj trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të qytetit.

Në një postim ne rrjete sociale ai thotë se, nëse merr drejtimin e komunës, një nga veprimet e tij të para do të jetë përkushtimi i plotë ndaj ruajtjes së identitetit fetar dhe kulturor të Prizrenit.

banner

Selmanaj theksoi se besimi është themel i shpirtit të qytetarëve dhe pasuri e çmuar e Prizrenit. Në këtë frymë, ai premtoi se të gjitha objektet fetare – përfshirë xhamitë, kishat, teqet dhe ndërtesa të tjera të kësaj natyre – do të lirohen nga çdo taksë komunale, përfshirë edhe shpenzimet për energjinë elektrike.

“Çdo restaurim, mirëmbajtje apo investim i nevojshëm për këto objekte do të mbulohet plotësisht nga komuna”, deklaroi Selmanaj.
Sipas tij, ky angazhim është një hap konkret për të mbrojtur trashëgiminë shpirtërore të qytetit dhe për ta trajtuar si një pasuri të përjetshme që i takon gjithë qytetarëve të Prizrenit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy