Tragjedia në Viti: 20-vjeçari humbi jetën, ambulanca u vonua 30 minuta — Babai i tij akuzon për neglizhencë fatale

by informim peje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 shtatorit në Viti, kur një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin pranë një parku. Nga ky aksident, 20-vjeçari Auron Ferizi humbi jetën, pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor.

Babai i të ndjerit ka rrëfyer në Kosova Live se dyshon se shkak i vdekjes së tij ka qenë vonesa fatale e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së parë.

banner

“Mjekët në Prishtinë e vetën gruan: Sa e keni ambulancën larg? Se shumë janë vonu me dërgu…”, ka treguar babai i Auronit, duke shtuar se ndonëse vendi i ngjarjes në Viti është vetëm pesë minuta larg nga QKMF, ndërkaq ambulanca u vonua mbi 30 minuta.

Sipas tij, djali kishte gjakderdhje të brendshme, ku çdo minutë ishte vendimtare.

Situata u rëndua edhe më tej kur ambulanca që po transportonte shokun e Auronit u prish rrugës në një fshat, duke e lënë të lënduarin pa asnjë ndihmë. Në ato çaste, nëna e tij u përpoq vetë t’i jepte ndihmë deri sa erdhi vetura tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy