Edi Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Evis Sala, një emër me përvojë ndërkombëtare

by informim peje

Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së shtunës ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala.

Gjatë një aktiviteti në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama tha se zonja Sala “ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura spitalore në botë”.

banner

“Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë dhe ka mbajtur mbi 500 ligjërata. Ajo është pjesë e bordeve të disa shoqatave të mirënjohura evropiane dhe është vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare. Ministrja e re e Shëndetësisë është gjithashtu një shembull frymëzues i shqiptarëve të suksesshëm në botë”, u shpreh Rama.

Duke folur për të arriturat në sektorin e shëndetësisë, kreu i qeverisë kujtoi fazat e zhvillimit:
“Në mandatin e parë mbyllëm gropa të thella. Në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme. Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ndërsa në mandatin e katërt synojmë të shkojmë më tej — të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit, duke përmirësuar atë çfarë shëndetësia duhet t’u ofrojë qytetarëve, përtej infrastrukturës së përmirësuar dhe detyrimeve ndaj profesionistëve të saj”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy