Klinë: Plumbi qorr godet qytetarin në kokë – shpëton pa pasoja fatale

by informim peje

Një qytetar nga Komuna e Klinës ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur në kokë nga një plumb qorr, teksa po qëndronte në oborrin e axhës së tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.

banner

Sipas policisë, viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është klasifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetimet për të identifikuar personin që ka shkrepur armën, si dhe rrethanat që çuan në këtë incident të rrezikshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy