Moska kundër akuzave të NATO-s: “MiG-ët fluturuan sipas rregullave ndërkombëtare”

by informim peje

Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga 3 avionë luftarakë rusë MiG-31 rusë ku qëndruan për një total prej 12 minutash.

Disa orë pas kësaj ngjarje Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se tre MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel.

banner

“Fluturimi u krye në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare mbi përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të tjera, siç konfirmohet nga mjetet objektive të kontrollit. Gjatë fluturimit, avioni rus nuk devijoi nga rruga e rënë dakord dhe nuk shkeli hapësirën ajrore estoneze. Trajektorja e fluturimit të avionit kaloi mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, më shumë se tre kilometra nga ishulli Vaindlo”, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Avionët më pas u zmbrapsën nga avionët italianë F-35, të NATO-s. Kjo është shkelja e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në një kohë të shkurtër, pas inkursioneve të dronëve rusë në Poloni dhe Rumani.

Ndërkohë dje, Komisioni Evropian miratoi paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja e KE-së, Von der Leyen njoftoi sanksione dhe ngrirje të aseteve të Gazprom dhe Rosneft.

Masa kundër kriptovalutave janë ndërmarrë gjithashtu për herë të parë. Aktualisht, 8 vende të Evropës, Belgjika, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia, Sllovakia dhe Hungaria importojnë ende gaz natyror rus, ndërsa për naftën nuk njoftohet një listë e tillë.

Po ashtu, SHBA-të kanë miratuar një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, në hapësirën ajrore të së cilës hynë disa dronë rusë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy