Policia kufitare ndalon tre persona dhe sekuestron kamionin me dru të kontrabanduara nga Serbia

by informim peje

Policia e Kosovës ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me kamionin e tyre të ngarkuar me dru zjarri, nën dyshimin se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kamioni me ngarkesën është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

banner

“Prapashticë, Prishtinë 19.09.2025-15:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar me kamionin e tyre të ngarkuar me dru zjarri, nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar mallra-dru. Në konsultim me prokurorin, kamioni është sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe është dërguar në stacionin e policisë kufitare për procedura të mëtutjeshme, ndërsa të dyshauarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy