Sfida mes Veronës dhe Juventusit në stadiumin Bentegodi përfundoi pa fitues, me rezultatin 1-1.
Juventusi kaloi i pari në epërsi falë golit të Conceiçao, por vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të barazonin me Orban, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Sipas vlerësimeve të publikuara nga Sky Sport, Conceiçao u cilësua lojtari më i mirë i bardhezinjve, ndërsa në formacionin e Tudor u dalluan gjithashtu Di Gregorio, Kalulu, Thuram, Cambiaso dhe Yildiz.
Nga ana tjetër, më i dobëti për Juventusin u vlerësua Joao Mario, ndërsa edhe Dusan Vlahovic mbeti nën pritshmëri, duke marrë notë nën mesataren.
Ky barazim e mban Juventusin në garë për kreun e renditjes, ndërsa Verona fiton një pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë.
Në këtë ndeshje ka debutuar edhe lojtari i Kosovës Edon Zhegrova i cili hyri në lojën në minutën e 83 duke zëvendësuar Joao Mario.