Shtuni: Vendimi i fundit i SHBA-së tregon se Amerika e ka humbur besimin në Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij

by informim peje

Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme, i sigurisë dhe i komunikimeve strategjike, thotë se pasojë e vendimit është degradimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së.Sipas tij, goditja e fundit ndaj Kosovës, tregon se SHBA ka humbur besimin në Kurtin dhe qeverinë e tij.

“Kjo pasojë është nga më të kushtueshmet pasi sinjalizon se kryeministri në detyrë dhe qeveria e tij kanë humbur besimin e partnerit strategjik, sponsorit kryesor të shtetësisë së Kosovës dhe garantorit të sigurisë së saj, atë të SHBA-së, pikërisht për shkak të sjelljes vazhdimisht jobashkëpunuse që po cenon stabilitetin e vendit e më gjerë. Në vend që të shkohej drejt forcimit të marrëdhënieve dhe hapjes së perspektivave të reja bashkëpunuese, e kundërta po ndodh dhe sanksioneve të BE-së i shtohet edhe masa e re nga SHBA-ja. Kjo pa dyshim se do të ndikojë negativisht si në ambiciet strategjike të vendit për njohje të reja, ashtu edhe në ato për integrim euroatlantik, sidomos anëtarësim në NATO dhe BE”, ka thënë për KOHËN Shtuni.

banner

Përveç pasojave në diplomaci, ai ka përmendur edhe ndikimin potencial në sferat e tjera.

“Pasojat nuk janë vetëm politike e diplomatike, por edhe ekonomike, pasi dialogu ishte i paraparë që të zgjeronte lidhjet ekonomike e tregtare dhe investimet amerikane, si dhe mbështetjen financiare e teknike të SHBA-së për Kosovën”, ka thënë Shtuni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy