Muriqi, heroi i Mallorcës – e shpëton nga humbja prej Atletico Madridit

by Nexhat

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ishte heroi i Mallorcës pasi e shpëtoi nga humbja nga Atletico Madridi.

Mallorca dhe Atletico Madridi ndanë pikët pas barazimit prej 1-1, ku fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me anë të Gallagher i cili realizoi për 0-1 në minutën e 79-të.

banner

Por, festa e madrilenëve u prish vetëm gjashtë minuta më vonë pasi Muriqi realizoi gol të bukur me kokë për ta vënë sërish baraspeshën në fushë.

Me golin e sotëm, Muriqi arrin në shifrën prej katër golave të shënuara në pesë xhirot e para të La Ligës, e që aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, pasi mbi të është vetëm ylli Kylian Mbappe me pesë gola.

Mallorca gjendet në pozitën e 19-të me vetëm dy pikë, me pesë gola të shënuara në total, ku katër prej tyre janë të Muriqit, teksa Atletico Madridi gjendet në pozitën e 12-të me gjashtë pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy