Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka reaguar ndaj lajmit se Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin Palestinën si shtet të pavarur.
“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që e njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: Ju po i jepni terrorizmit një shpërblim të madh”, tha ai në një postim në ‘X’.
“Kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ketë asnjë shtet palestinez në perëndim të Jordanit”, shtoi Netanjahu