Prishtina fiton në Malishevë dhe e merr kryesimin e tabelës,Drita shënon fitoren e parë – paqe në Podujevë e Skënderaj

by Nexhat

Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Malisheva, duke fituar 3-1 me dy gola të shënuar në minutat e fundit, dhe tani kryeson tabelën me dhjetë pikë.

Ka përfunduar xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në futboll. 

banner

Gjilani arriti fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt, duke triumfuar 0-2 si mysafir. Golat i kanë shënuar Robert Rrahmani dhe Senad Jarovic.

Drita shënoi fitoren e parë në edicionin e ri, duke mposhtur 2-1 Prishtinën e Re.

Llapi dhe Ballkani i kanë ndarë pikët në një barazim 2-2 në Podujevë. Golat për Ballkanin i ka shënuar Valentin Serebe, ndërsa për Llapin kanë realizuar Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni.

Drenica dhe Dukagjini e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat 1-1 në Skenderaj. Drenica ka kaluar në epërsi me golin e Igball Jasharit në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, por Albion Pllana e ka barazuar për Dukagjinin në minutën e nëntëdhjetë. 

Në tabelë Prishtina ndiqet nga Dukagjini, që ka po aq pikë, dhjetë, ndërsa në vendin e fundit gjendet Llapi me vetëm tri pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy