Rexhepi: Parada e Beogradit, marshim antishqiptar dhe provokim për rajonin

by Nexhat

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, thotë se parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar.

Rexhepi, në një postim në Facebook, thotë se ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: ushtri e dhunës, krimeve të luftës dhe spastrimeve etnike.

banner

“Ky është provokim për rajonin, por  edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë  vegël e propagandës serbe, pjesë e luftës hibride që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës”, shkruan Rexhepi në Facebook.

Sipas tij, ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund  as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy