Duncan për vizitën e tij të parë në Kosovë: E tmerrshme ishte ajo që pashë

by Nexhat

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pyetur nëse ka qenë në Kosovë në vitin 1999, ai ka thënë se e ka pohuar këtë.

banner

“Po kam shkuar disa herë më konkretisht në gusht”, tha ai.

Duncan ka treguar detaje nga vizita e tij e parë në Kosovë, ku tregoi se ka parë dëmet që kanë pësuar shtëpitë dhe kafshët në Kosovë

“ E tmerrshme ishte ajo që pash, tronditëse. Kur mbërritëm atje pamë të gjitha dëmet që kishin pësuar shtëpitë e shqiptarëve dhe kafshët, mund të shihnim edhe shtëpitë e serbëve teksa po digjeshin të paktën gjashtë dhe një prej tyre ishte 100 prej nga vendi ku u ulë helikopteri. Teksa po vozitshim në qytet mund të shihnim rrëmujën që po mbizotëronte, dëmtimet ishin prej bizneset, shtëpitë shqipëtare. Nuk është shkatërrim që shihet zakonisht nga bombardimet, bombardimet i kam parë, e di qfarë pasojash lë. Ky ishte një shkatërrim tjetër, lloj tjetër shkatërrimi këtë se kam thënë në dëshminë time. Njerëzit e këqinj atje bënin dëme”, deklaroi ai.

Ai shtoi se dhuna në Kosovë fillimisht ishte e ushtruar prej serbëve.

“Për mizorit që kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës. Dhuna fillimisht ishte e ushtruar prej serbëve, ndoshta dhuna që pash unë kur isha atje po bëhen prej shqiptarëve të Kosovës”, deklaroi Duncan.

I pyetur se nëse kishte parë ndonjë pjesëtarë të UÇK-së kishte bërë ndonjë vepër penale dhe krime, ai e ka mohuar këtë gjë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy