Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shpallur një konkurs të ri për rekrutimin e 60 ushtarëve aktivë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, duke u dhënë mundësi të rejave dhe të rinjve që t’i shërbejnë atdheut të tyre.
Kjo iniciativë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për të siguruar përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në strukturat e sigurisë së vendit.
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të informohen rreth kushteve të konkursit dhe procedurës së aplikimit përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.