LDK Lipjan denoncon shpërndarjen e fletushkave anonime me gjuhë denigruese ndaj kryetarit Ahmeti

by engel

Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka dorëzuar sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, duke kërkuar identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe shpifje ndaj kryetarit të komunës, Imri Ahmeti.

Në reagimin e saj, LDK në Lipjan e ka cilësuar këtë veprim si një praktikë të ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe të institucionit që ai udhëheq. Sipas partisë, këto akte përbëjnë jo vetëm shkelje të normave demokratike dhe shoqërore, por edhe vepra të dënueshme ligjërisht.

banner

LDK ka paralajmëruar se hapa të ngjashëm ligjorë do të ndërmerren edhe ndaj personave përgjegjës për hapjen e profileve të rreme në rrjete sociale, të cilat, sipas saj, përdoren për shpifje, fyerje dhe propagandë denigruese.

“LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Njoftim për media

Zyra Ligjore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka paraqitur sot denoncimin zyrtar në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të fletushkave anonime, të cilat përmbajnë gjuhë të urrejtjes, shpifje dhe denigrim ndaj personalitetit të Kryetarit të Komunës, z. Imri Ahmeti.

LDK dega në Lipjan thekson se kjo praktikë e ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të kryetarit dhe të institucionit, përbën jo vetëm shkelje të normave demokratike e shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht.

Hapa të njëjtë do të ndërmerren dhe do të ndiqen në mënyrë të rregullt dhe zyrtare nga organet e rendit dhe drejtësisë edhe ndaj personave përgjegjës për hapjen e profileve dhe llogarive në rrjete sociale që merren me shpifje, fyerje dhe prodhim të propagandës me qëllim denigrues.

LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim dhe shpërqendrim nga puna dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve.

Zyra per informim

Dega e LDK-se Lipjan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy