Në verën e vitit 2023, shumë opinionistë gjermanë e shihnin me dyshim transferimin e Harry Kane te Bayern Munich për 100 milionë euro, pak ditë para se sulmuesi anglez të mbushte 30 vjeç.
Por me golat, karakterin dhe profesionalizmin e tij, Kane ka ndryshuar mendjen e kritikëve.
Kolumnisti i “BILD”, Alfred Draxler, pranoi publikisht se kishte gabuar. Ai tha se fillimisht mendonte se Bayern-i kishte opsione më të lira si Niclas Fullkrug, por tani e sheh Kane si profesionist të jashtëzakonshëm, i cili nuk dëmtohet kurrë dhe ruan një regjim rigoroz stërvitor.
Me humor, Draxler shtoi se për Kane do të bënte diçka që nuk do ta bënte për asnjë lojtar tjetër anglez.
“Nëse do të ishim në një hotel bashkë, do të ngrihesha herët për t’i rezervuar shezlongun më të mirë pranë pishinës”, tha Draxler.
Edhe ish-futbollisti Mario Basler, në emisionin “Doppelpass”, tha se Bayern bëri zgjedhjen e duhur. Ai e përshkroi Kane si lojtar të madh dhe njeri të mirë, duke shtuar se shpreson ta mbyllë karrierën në Mynih

