Osmani viziton bashkatdhetarët në New York: Mërgata jonë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York-ut.

Osmani në një postim në rrjetin social, Facebook, ka shkruar për rëndësinë e mërgatës në Amerikë, duke theksuar se ata janë kapitull i ndritshëm, gjithmonë krah me popullin tonë.

banner

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave “Ulqini”, “Dibra” e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”.“Historia e Kosovës është histori e sakrificës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdhe”, shkroi presidentja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy