Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij të ri për marrjen e detyrës, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave për integrimin europian të Shqipërisë.
Në një postim në platformën ‘X’ (ish-Twitter), përfaqësuesit e BE-së vlerësuan përkushtimin e qeverisë shqiptare në procesin e anëtarësimit dhe nënvizuan se, me punë të vazhdueshme dhe përfshirëse, Shqipëria mund të mbyllë negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027”, thuhet në mesazh.
BE gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet shqiptare për të çuar përpara këtë proces të rëndësishëm për vendin:
“Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal and all Ministers on their taking office. With a sustained effort in adopting and implementing the necessary reforms through transparent and inclusive processes, Albania can achieve its ambitious goal of closing EU accession…
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 22, 2025