Bashkimi po përgatitet maksimalisht para garave evropiane.
Prizrenasit do ta kenë sfidën shumë të rëndësishme përballë Anwil Wloclawek, në kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Kjo do të jetë hera e parë që Portokallezinjtë garojnë në këtë garë dhe presin përkrahjen maksimale nga tifozët.
Atmosfera në “Sezai Surroi” pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Nënkampionët e Kosovës përballë do të kenë një skuadër shumë të fortë si Anwil.
Anwil fitoi FIBA Europe Cup më 2023, kurse në edicionin e fundit arritën në Raundin e 1/16.
Sfida e parë zhvillohet të mërkurën në Prizren nga ora 19:00, derisa ndeshja e kthimit më 1 tetor në Poloni.
Skuadra që është më e mirë nga të dy ndeshjet do të jetë në grupet e FIBA Europe Cup