Rritja e çmimit të rrymës, Shehu i LDK-së: Bizneset e Gjakovës do t’i inkurajojmë të përdorin panele solare

by Nexhat

Sonte në Edicionin Special u debatua për Komunën e Gjakovës.

Kandidati për nga radhët e LDK-së Shefqet Shehu, në Klan Kosova ka shpalosur programin me të cilin synon ta qeverisës këtë komunë gjatë mandatit katërvjeçar.

banner

Theks të veçantë, Shehu i dha ekonomisë ku shpalosi zgjidhjet e tij për tejkalimin e sfidave nga ana e bizneseve.

Ai theksoi se një nga problemet për bizneset e kësaj komune është edhe rritja e kostos së energjisë elektrike, për çka ofroi një zgjidhje.

“Për rrymën, në situatën që jemi komuna nuk ka mundësi të ndikojë, mirëpo do t’i motivojmë bizneset që të përdorin panele solare, praktikisht panelet foltovoltarike”, deklaroi ai.

“Mos të harrojmë se Gjakova ka një përparësi, sepse ka 1400 orë dritë brenda vitit, çka e bëjnë kampione brenda Republikës”, theksoi ai në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy