Në Zvicër është mbajtur ngjarja më e madhe e komunitetit shqiptar, “Swissalbs Award Gala Night”, e organizuar nga shoqata ombrellë swissalbs.
Çdo vit ky aktivitet nderon sipërmarrës dhe personalitete për arritjet e tyre të veçanta ekonomike dhe shoqërore.
Këtë herë, futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri, aktualisht lojtar i FC Baselit dhe ish-reprezentues i Zvicrës, u nderua për angazhimin e tij sportiv dhe shoqëror.
Përveç sukseseve ndërkombëtare në fushën e lojës, Shaqiri është vlerësuar për përdorimin e popullaritetit të tij për të frymëzuar të rinjtë dhe për të mbështetur projekte sociale.
Duke marrë çmimin, Shaqiri tha se është krenar për këtë vlerësim nga komuniteti shqiptar në Zvicër.
Ai shtoi se “futbolli i ka hapur shumë dyer dhe se është e rëndësishme të japë diçka mbrapsht, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët përmes sportit gjejnë komunitet, disiplinë dhe gëzim”