Shpëtim Babaj merr drejtimin e Prishtinës së Re pas largimit të Berishës

by jonzefaj

Elon Berisha, më nuk është trajner i Prishtinës së Re, ekip që po debuton këtë sezon në Superligë.

Berisha është larguar nga skuadra që e drejtoi për shumë vjet dhe e promovoi në elitë, një ditë pas humbjes 2:1 nga Drita në kuadër të xhiros së pestë.

banner

Mësohet se Prishtina e Re ka ndarë rrugët me Berishën pasi ekipi nuk ka treguar formë të mirë këtë sezon, ku në pesë ndeshje ka tubuar 6 pikë pas dy fitoreve e tri humbjeve.

Berishën në postin e trajnerit, do ta zëvendësojë Shpëtim Babaj, i cili ishte drejtor sportiv, rol në të cilin ishte angazhuar para fillimit të sezonit.

Babaj në krye të Prishtinës së Re, pritet të debutojë në ndeshjen kundër Prishtinës, e cila i takon xhiros së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy