Takim me mërgatën në SHBA – Osmani: Mërgata jonë ka shkruar një kapitull të ndritshëm

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar bashkatdhetarët në Staten Island të New York-ut.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar rëndësinë e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Staten Island dhe shoqatave ‘Ulqini’, ‘Dibra’ e të gjitha shoqatave të tjera për pritjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar ajo.

Presidentja shtoi se historia e Kosovës është histori sakrifice dhe përpjekjesh të përbashkëta, ku mërgata shqiptare në Amerikë ka luajtur një rol kyç.

“Në këtë histori, mërgata jonë në Amerikë ka shkruar një kapitull të ndritshëm, gjithmonë krah për krah me popullin tonë, duke dëshmuar se largësia nuk e shuan kurrë dashurinë për atdheun”, theksoi Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy