Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve

by Nexhat

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, është eliminuar që në çerekfinale të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes 80:68 ndaj kampionit të Holandës, Heroes Den Bosch.

Ndeshja është zhvilluar të hënën mbrëma në Samokov të Bullgarisë, ku Trepça ka pasur përkrahje të madhe nga rreth 200 tifozë të grupit mitrovicas “Torcida”.

banner

Megjithatë, mbështetja e tyre nuk ka mjaftuar për rezultatin.

Trepça e ka nisur ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 27:19, por Den Bosch ka reaguar menjëherë, duke fituar çerekun e dytë 21:9 dhe duke kaluar në epërsi 40:36 në pushim.

Edhe në çerekun e tretë, holandezët e kanë ruajtur epërsinë (24:20), ndërsa përpjekjet e Trepçës në çerekun e katërt nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Te Trepça, Chad Brown është dalluar me njëmbëdhjetë pikë e dhjetë kërcime, ndërsa JaCori Payne ka shënuar pesëmbëdhjetë pikë dhe ka dhënë pesë asistime. Pikë dyshifrore ka arritur edhe Drilon Hajrizi me dhjetë pikë dhe pesë kërcime.

Në krahun tjetër, Menno Dijkstra ka qenë më i miri për Den Bosch me trembëdhjetë pikë, ndërsa Kerwin Walton dhe Keevan Veinot kanë shtuar katërmbëdhjetë, respektivisht trembëdhjetë pikë.

Pas kësaj fitore, Den Bosch kalon në gjysmëfinale përballë Bakken Bears nga Danimarka, ndërsa Trepça kthehet në shtëpi dhe do të vazhdojë në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ky ka qenëe prezantimi i dytë i Trepçës në Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar skuadra kosovare e kishte kaluar çerekfinalen kundër Keravnosit qipriot

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy