Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

by Nexhat

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha se Rusia tashmë prej kohësh po provokon BE, SHBA dhe NATO.

Ai shtoi se Rusia do të jetë e lumtur që të ndezë zjarret dhe në Ballkan përmes aleatit të saj Serbisë.

banner

“Disa mendojnë që ne jemi në Luftën e Tretë dhe unë jam një prej tyre. Nëse do të ketë një zgjerim të luftës pasi Rusia po provokon NATO, BE dhe SHBA. Kundërpërgjigja është e vakët dhe nuk është vetëm për vendet baltike. Rusia kërkon të verë zjarrin dhe në Ballkan, ajo ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur që dhe Ballkani të marrë zjarr.

Dhe jam i bindur që roli i tyre ka qenë i madh edhe në fillimin e luftës në Lindjen e Mesme”, u shpreh deputeti Oleksiy Goncharenko për A2cnn.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy