“Edhe katër vjet bashkë”: Përparim Rama flet për shumë projekte të realizuara në Veternik

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me fushatën në “Veternik”.

Në një pritje aty, Rama ka prezantuar projektet e realizuara në këtë lagje.

banner

I pari i kryeqytetit ka përmendur rrugën A, rrugën B, QKMF-në e shumë projekte të tjera.

“Përshëndetje, sonte jam këtu me banorët e Veternikut. Folëm nga afër me ta për punët e kryera, për investimet 4-vjeçare, për QKMF, për 70 mijë shërbime, për rrugë e infrastrukturë, Rruga A, Rruga B, shkolla, Parkun e Madh, e një numër shumë të madh të projekteve”, tha Rama.

Ai u shpreh optimist për triumfin në zgjedhje dhe mandatin e dytë.

“Edhe 4 vitet e ardhshme me qenë së bashku. Hajde Prishtina”, tha Përparim Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy