Nga nesër, deri më 26 shtator 2025, kryeqyteti do të kthehet në një oazë të shijes dhe aromës! Sheshi “Zahir Pajaziti” mirëpret edicionin e radhës të Festivalit të Kafesë dhe Çajit, një ngjarje që i dedikohet dashamirëve të këtyre dy pijeve të preferuara.
Vizitorët do të kenë mundësinë të degustojnë falas produktet e mbi 25 brendeve vendore dhe ndërkombëtare të kafesë dhe çajit – në një ambient miqësor, të hapur për të gjitha grupmoshat.
Programi argëtues do ta bëjë këtë edicion edhe më të veçantë! Për tri ditë me radhë, festivali do të ofrojë:
Muzikë të lehtë me DJ
Muzikë klasike live nga Classic Duo (violinë dhe piano)
Aktivitete për fëmijë: face painting, performanca nga maskota, shpërndarje dhuratash dhe shumë surpriza të tjera!
Ejani dhe bëhuni pjesë e një atmosfere plot energji, shije dhe argëtim!